
KUKËS-Kukësi sot është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit, Mirditë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit. Trashësia e borës ka arritur në disa centimetra, ndërsa rrëshqitja e një kamioni ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor.
Për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punohet për rikthimin e normalitetit në qarkullim.