
TIRANË-Leonard Theodhori, në atë kohë 18 vjeç, thuhet se nuk ishte i përfshirë direkt në ngjarje. Ai nuk u dënua kurrë për masakrën e Qafë Gjashtës. Por një tjetër ngjarje do ta sillte emrin e tij në vëmendjen e policisë. Në vitin 2003 ai ishte i pranishëm në makinën që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Po në vitin 2003, ai u arrestua për “moskallëzim krimi” për një tjetër ngjarje të kryer nga Andrea Gjini.
Më pas Koçolja u arrestua me akuzat për vjedhje dhe mashtrim. Theodhori ka qenë i akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Leonard Theodhori trajtohej me medikamente për shkak të varësisë që kishte nga lëndët narkotike. Nëna e Leonardit tregon se ai shoqërohej gjatë gjithë kohës me një person që sipas saj i jepte edhe drogën që konsumonte.
'I thash e përpunon drogën vetë dhe i jep skupidhja djalit tim, këtë i thashë. Përse djalin tim e zhdukën fare nga faqja e dheut përse?Niko Beduli, po ti them ti dëgjojnë të gjithë, me drogë po s’ëshët vetëm ai të gjithë merren e pinë edhe femrat në Sarandë. Le të vijnë e të më vrasin, që të kaloj unë e të më kërcënojnë të tjerët e të më thonë ku do ta gjesh djalin tani…”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit në Inside Story.
Edhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, ishte i njohur për policinë. Ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të lehëtë me dashje. Por përballja e fundit e tij me drejtësinë do të ishte në prill të vitit 2022. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij në Lushnjë, policia gjeti sasi të lëndës canabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.
Ndërkohë shoku i Fatim Sulovarit, Altin Gjini ka tregaur detaje në lidhje me një tokë për të cilën mendohet se ka patur një konflikt. Leonard Theodhori dhe Niku Beduli thuhet kanë marrë paradhënie për këtë tokë.
‘Takuam atë djalin që na thanë që ka qenë natën e fundit me të. E takuam atë dhe na tregoi që nata e fundit për ta ka në një natë ankthi që Koçolja i frikësuar shikonte shpesh nga rruga dhe Miri shpesh herë e pyeste çfarë shikon? Kaloi një makinë po mos i shiko ata, një ankth I madh…bëhej fjalë për një tokë të blerë nga një person i zonës aty dhe ky person ka marrë kapar një shifër prej 20 mijë euro ka marrë dhe një shifër të dytë prej 8 mijë euro për nivelimin e vendit dhe po prisnin të shkonin te një noter për të bërë kalimin e pronësisë nga emri Kocoles në krahun tjetër thuhet që siç u mor vesh më vonë ajo tokë ka qenë pa letra”, u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqi.
Leonard Thodhori, njohur si ‘Koçole’ dhe miku i tij Fatmir Sulovari, u zhdukën pa gjurmë më datë 6 prill në afërsi të Kanalit të Çukës, në Sarandë. E para që iu drejtua komisiariatit të policisë Sarandë, për humbjen e djalit të saj, ishte nëna e 46 vjeçarit, Leonard Thodhori. Ajo tha për grupin hetues, se takimi i fundit me të birin kishte qenë paraditen e datës 6 prill, kur ajo e kishte lënë djalin e saj në gjumë, në banesë, bashkë me një shokun e tij të quajtur Miri, i cili kishte bujtur në shtëpinë e tyre një natë më parë.