
GREQI- Një rrjet prostitucioni u zbulua në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga katër tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare. Informacione të rëndësishme për zbulimin e këtij rrjeti, u mblodhën nga vetë prindërit e tyre, të cilët përshkruan makthin që po jetonin fëmijët e tyre, shkruajnë mediat greke.
Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.
Prindërit e shtatë vajzave u detyruan të bëheshin ‘detektivë’ për t’i shpëtuar ato nga rrjeti i tutorëve, të cilët dje ranë në pranga. Ata deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin.
Po ashtu, është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.
BISEDA MES TYRE:
E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç
Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. Tnë fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë? OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vazjat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?
E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.
Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…
E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?
Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon? Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë?
Maria, së bashku me tre persona të tjerë (dy burra dhe një grua) u vunë në pranga si pjesë e grupit të shqiptares Lorela Kapaj, të cilët shfrytëzonin të mitura për prostitucion. Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturat, ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime. 25-vjeçarja, për të mos rënë në “radarin” e Policisë, ndërronte shpesh adresa. Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”, me ndërmjetësim të 25-vjeçares, u siguronin vajzave në vend të parave lëndë narkotike, konkretisht kokainë./ZËRI