Aktualitet

Seanca për Vlora Hysenin, Anila Hoxha zbardh detajet: Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë

Sipas Hoxhës, Hyseni ka mohuar akuzat ndaj saj dhe ka kërkuar që telefoni i sekuestruar t’i nënshtrohet ekspertimit jashtë Shqipërisë, përmes agjencive partnere.

M.K.
Seanca për Vlora Hysenin, Anila Hoxha zbardh detajet: Kërkoi ekspertim
VLORA HYSENI

TIRANË- Detaje të reja janë bërë publike nga seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura për ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni. Gazetarja Anila Hoxha në një intervist për Top Story ka treguar disa nga momentet dhe deklarimet e bëra gjatë procesit gjyqësor.

Sipas Hoxhës, Hyseni ka mohuar akuzat ndaj saj dhe ka kërkuar që telefoni i sekuestruar t’i nënshtrohet ekspertimit jashtë Shqipërisë, përmes agjencive partnere.

Një tjetër pretendim i saj, lidhet me dokumentet e klasifikuara. Hyseni ka deklaruar se gjatë kohës që drejtonte SHISH nuk ka dalë prej saj asnjë dokument i klasifikuar.

Në të njëjtën seancë është marrë në pyetje edhe Embro Sulejmani i punësuar si kamarier në një subjekt privat. Ai ka mohuar përgjegjësinë dhe ka pyetur gjykatën se çfarë vepre kishte kryer. Sulejmani ka pranuar se njihte biznesmenin Ergys Agasi duke shpjeguar se të dy janë nga Durrësi dhe se e kishte ndihmuar me ushqim.

Ndërkohë, përgjegjësi i Policisë Shkencore Fation Kalloshi ka deklaruar se nuk kujtonte të kishte dërguar informacione në telefonin e Agasit.

Seanca e cila zgjati rreth një orë e 30 minuta u zhvillua me dyer të mbyllura. Në përfundim gazetarët nuk morën një deklaratë nga Hyseni, e cila u largua në heshtje nga ambientet e gjykatës.

Anila Hoxha: Seanca ishte njoftuar ditën e djeshme që do mbahet në orën 120:00, dhe 5 minuta para orës 12:00, Hyseni kaloi pragun bashkë me avokatin e saj. Ajo që ka ndodhur është mjaft e rezervuar. Burime jozyrtare, por shumë të besueshme pranë SPAK, që vendosën të flasin në rrugë anonime, thanë se prokurorët kanë vijuar me leximin e të dhënave dhe renditjen e fakteve të dyshuara që mbeten mjaft sekrete, që lidhet me sekretin sa i takon detyrës që ka mbajtur.

Hyseni ka hedhur poshtë akuzat, ka kërkuar ekspertim të telefonit, që nuk duhet të kryhet në Shqipëri, por nga agjencitë partnere. Kjo kërkesë duket e pabazuar, përsa ekspertimet e kërkuara prej saj bëhen në laboratorin e ndërtuar enkas në këtë prokurori të posaçme. Se përse e ka kërkuar këtë, e di vetëm Hyseni. Ka qenë i sekuestruar telefoni, sa kohë ka kërkuar që të këqyret jo nga Shqipëria. Ka pretenduar se nuk ka dalë asnjë dokument i klasifikuar prej saj si drejtoreshë e SHISH. Vetëm këto dy deklarata më janë konfirmuar. SPAK, kur shpërndau vendimmarrjen, rikujtoi sërish se ndalohet shpërndarja e çdo të dhëne nga kjo seancë. Herët në mëngjes, nga policia u soll edhe Vlora Hyseni, që është në arrest shtëpiak, ishin dhe dy të dyshuarit e tjerë.

Embro Sulejmani, i punësuar në një subjekt privat, kamarier, ai është shfajësuar dhe ka pyetur gjykatën se çfarë krimi kishte kryer, duke thënë se e njihte Agasin, pasi është nga qyteti i Durrësit dhe se e kishte ndihmuar me ushqim. Edhe përgjegjësi i Policisë Shkencore, Fation Kalloshi, ia ka lënë fajin kujtesës, duke thënë se nuk mban mend të ketë dërguar informacione në telefonin e Agasit.

Të gjithë gazetarët që raportojnë për çështjet e drejtësisë, në ushtrim të detyrimit për t’i bërë publike të vërtetën, ngelën pa fjalë, pasi gati-gati ishte e pabesueshme se çfarë po thoshte ish-drejtuesja e SHISH për gazetaren dhe kolegen Klodiana Lala, direkt u kuptua që ishte një fjali shantazhi dhe kërcënimi.

Ne menjëherë pas seancës me dyer të mbyllura në adresë të Hysenit, që zgjati gati 1 orë e 30 minuta, qëndruam në vendet tona, ne vazhduam t’i drejtonim pyetje që i takojnë dhe janë në fashën e detyrës që ka mbajtur dhe në lidhje me dyshimet që ka zyrtarizuar SPAK deri tani. Ajo që morën gazetarët ishte largimi i Vlora Hysenit në heshtje./ZËRI

Poll

MOS HUMB