Aktualitet

Shantazhi me Instagramin për 40 mijë euro, DOSJA: Preteksti i kredisë 'fundosi' Arion Hysenin

Hyseni i kishtë lënë afat 31-vjeçarit datën 1 Korrik për dorëzimin e lekëve, por ky i fundit me preteksit se kishte aplikuar për kredi ka shtyrë takimin dhe ka denoncuar rastin në Polici. 

F.I
Shantazhi me Instagramin për 40 mijë euro, DOSJA: Preteksti i
Arion Hyseni

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i shantazhit, ku Arion Hyseni, ka tentuar që t’i marrë një qytetari një shumë prej 40 mijë eurosh. 35-vjeçari përmes kanosjes të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur 31-vjeçarit në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram, kërkoi shumën e majme. Në dosjen e siguruar nga WebLajm zbardhen detajet e ngjarjes, gjë që çuan në arrestimin e autorit të dyshuar Arion Hyseni.

Hyseni i kishtë lënë afat 31-vjeçarit datën 1 Korrik për dorëzimin e lekëve, por ky i fundit me preteksit se kishte aplikuar për kredi ka shtyrë takimin dhe ka denoncuar rastin në Polici. Në bisedat mes tyre fillimisht ishte rënë dakort për dhënien e shumës 20.000 euro, të cilën duhet ta çonte fillimisht me video, në mënyrë që të ishte e besueshme për shantazhuesin. Takimi i tyre do të bëhej në parkun e Dajtit, por viktima e ka drejtuar Hysenin të afrohej drejt liqenit të Linzës, ku edhe Policia po monitoronte vendin për të kapur në flagrancë autorin.

DOSJA

Në datën 9 gusht të këtij viti, 31-vjeçari me iniciale E.M. ka bërë kallëzim, duke treguar që po shantazhohej prej 3 muajsh. Në 25 maj, në WhatsApp-in e tij kishte mbërritur një mesazh, ku i thuhej se kishin akses në instagramin e tij dhe se kishin të dhëna private, nga komunikime të bëra në këtë rrjet social. Ky person ia dokumenton shtetasit E.M. atë që po i thoshte me foto/video, teksa i kërkon 40 mijë euro për të mos i bërë publike këto biseda, me afat datën 1 Korrik, datë e cila është shtyrë nga kallëzuesi, me pretekstin se ka aplikuar për kredi, për të siguruar shumën që po i kërkohej.

BISEDAT

Kallëzuesi, shtetasi me iniciale E.M. ka ndërruar fjalëkalimin instagramit të tij, por shantazhuesi tashmë kishte regjistruar bisedat me foto/video. Gjatë bisedës mes tyre është dakordësuar për dhënien e shumës 20.000 euro, të cilën duhet ta çonte fillimisht me video, në mënyrë që të ishte e besueshme për shantazhuesin. Ky i fundit i ka dërguar adresën se ku duhet t’i dorëzonte paratë shtetasi E.M. Në datën 15 gusht, ora 16:46, i dyshuari i ka kërkuar kallëzuesit të nisej me paratë drejt parkut të Dajtit, por më pas ia ka ndryshuar adresën. Rreth orës 20:11, i dyshuari i ka thënë të afrohej drejt liqenit të Linzës, në një kodrinë pranë lokalit “G.H.B.”, në afërsi të rrënojave të një ndërtese, ku do të linte paratë dhe do të merrte CD-në me USB.

Pasi kallëzuesi ka lënë paratë, vendi ka qenë gjithë kohën i monitoruar nga Policia. Rreth orës 22:50 të asaj date, një automjet Audi është afruar në atë vendndodhje dhe pasi drejtuesi i mjetit me iniciale A.H. po zbriste për të marrë paratë, ai ka rënë në prangat e policisë. Pas ndalimit të tij, kallëzuesit vijonin t’i vinin mesazhe, ku thuhej se nuk ishin marrë paratë sipas dakordësimit. 

Policia ka zhvilluar një kontroll në banesën e të arrestuarit, ku ka gjetur 6 celularë që janë sekuestruar, si dhe 1 celular që i ndodhej me vete gjatë arrestimit. Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe automjetin tip Audi./ZËRI

Poll

MOS HUMB