
VLORË- Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia" në ambientet e një lokali, ndërsa i përfshirë është një punonjës policie. Forcat policore kanë shkruar për të shuar konfliktin, ndërsa njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap. Mirëpo më pas dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariat ku do të merren në pyetje lidhur me motivin për sherrin.
"Paraditen e sotme, në lagjen “Pavarësia 3”, dyshohet se shtetasi G. M., 20 vjeç, është konfliktuar fizikisht, për shkak të detyrës, me shtetasin E. M. (punonjës policie, jashtë shërbimit). Të dy këta shtetas ndodhen në ambientet e DVP Vlorë, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motivin e konfliktit. Veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga oficeri i Prokurorisë", njofton policia.
Në aksion për arrestimin e të riut që tentoi të arratisej, ishte edhe FNSH./ZËRI