Aktualitet

Sherr në protestë/ Nallbati hipën mbi shtyllë betoni, përplaset me Policinë, e ndihmojnë Bardhi dhe Balliu

Pasi i vunë flakën gomave, protestuesit më pas janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe tentuan që të hiqnin gardhin metalik.

k.m.
Sherr në protestë/ Nallbati hipën mbi shtyllë betoni,
Pamje nga protesta

TIRANË- Opozita ka protestuar për të 12-ën herë para Bashkisë së Tiranës. Por edhe tubimi i sotëm nuk ka kaluar pa përplasje mes protestuesëve të opozitës dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Pasi i vunë flakën gomave, protestuesit më pas janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe tentuan që të hiqnin gardhin metalik.

MOMENTI ME VIDEO:


Në një moment gjatë përplasjes, ish-deputeti Klevis Balliu është rrëzuar në tokë, kështu kolegët i janë ofruar për ta ndihmuar. Ndërsa Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati shkuan pranë gardhit rrethues duke u përballur me Policinë. Ndërkohë që së bashku me protestuesit kërkuan të hiqnin gardhin rrethues, Policia iu përgjigj duke hedhur spraj lotues./ZËRI 

Poll

MOS HUMB