
TIRANË- Përveç librave dhe mjeteve shkollore, adoleshetët kujdesen që në çantat e tyre të kenë dhe një pajisje “IQOS”. Duke qëndruar larg cigareve tradicionale, ata po ndjekin trendin dhe janë orientuar drejt cigareve elektronike, duke marrë parasysh edhe faktin që lejohet të konsumohet edhe në ambiente të mbyllura.
Gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla ishte pranë gjimnazeve në Tiranë ku përmes disa pyetjeve zbuloi se shumë prej tyre janë konsumues. Të tjerë zgjedhin të qëndrojnë larg nikotinës, madje këshillojnë bashkëmoshatarët që të bëjnë të njëjtën gjë. Prindërit dhe mësuesit japin të njëjtat këshilla.
Por sa nën kontroll e kemi situatën?
Ndiqni materialin e përgatitur nga ZËRI: