
Zjarrfikëse
FIER- Një banesë në Fier është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes. Ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe për pasojë asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar. Dëmet janë vetëm materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Poll