
LEZHË- Një atak kardiak i ka marrë jetën 50-vjeçarit Ardjan Stafa. Mëngjesin e sotëm, Stafa ishte nisur bashkë me një grup të Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të Shkodrës, por rruga i është prerë në mes. Në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ka pësuar një atak kardiak, ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe përfunduar në një fushë në anë të aksit. Fatmirësisht, asnjë nga 4 punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka pësuar lëndime. Por megjithatë janë dërguar për t'u kontrolluar në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po japin deklarimet e tyre pranë Policisë lidhur me ngjarjen. Edhe pse shkaku duket se është gjetur, grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI