Aktualitet

Shpërthim i fortë në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë, çfarë raportohet

Raportohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë dëmtuar vetëm dy automjete.

f.t
Shpërthim i fortë në afërsi të Liqenit të Ujmanit
Liqeni i Ujmanit

KOSOVË-Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë. Raportohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë dëmtuar vetëm dy automjete. Detaje për këtë ngjarje ka dhënë edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

Policia është vënë në ndjekje të autorit/autorëve dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB