Aktualitet

Shpërthimi me tritol mesazh për Dori Salën? I riu dyshohet se drejton një kompani bastesh

Shpërthimi me tritol ndodhi mëngjesin e të hënës në Shkodër

E.K
Shpërthimi me tritol mesazh për Dori Salën? I riu dyshohet se
Shperthimi

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ku një sasi tritoli shpërtheu pranë banesës së shtetases Frida Sala, punonjëse në Doganën e Shkodrës.

Mësohet se hetimet e prokurorisë për gjetjen e autorëve janë të përqëndruara në konflikte që mund të ketë pasur djali i saj, Dori Sala, i cili ka pasur një kompani bastesh online. Pavarësisht hetimeve të prokurorisë, vetë Dori Sala pretendon se ai nuk menaxhon serverat e një kompanie bastes online, dhe puna e vetme që ai ka është ajo në një qendër interneti.

Dori Sala ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët. “E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di se kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, ka deklaruar Sala.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit të hënës, në derën e jashtme të shtëpisë së familjes Sala. Kjo sasi tritoli shkaktoi vetëm dëme materiale ndërkohë që në banesë ndodhej e gjithë familja, shtetasja Frida Sala, bashkë me djalin Dori Sala dhe gruan e fëmijët e këtij të fundit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për vendosjen e sasisë së tritolit. Efektivët kanë arritur që të sigurojnë pamjet e momentit të autorit të dyshuar i cili vjen me një motor me skafandër në kokë dhe pasi hedh lëndën eksplozive në banesën e familjes Sala largohet me shpejtësi.

62 vjeçarja Frida Sala punon në doganën e Hanit të Hotit, te pjesa e peshimit të mallrave, ka deklaruae se nuk ka pasur konflikte me askënd. Për prokurorinë e Shkodrës, puna në doganë nuk qëndron si pistë hetimi sepse për pak muaj kjo shtetase del në pension. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të shpërthimit me tritol.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB