Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Dajt/ Prokuroria e Tiranës liron nga qelia Ervis Allën: S’ka prova, ndalim i paligjshëm

Mungesa e provave materiale dhe shklejet proceduriale ishin arsye që të ky organ të shpallë të paligjshëm ndalimin e Ervis Allës dhe të urdhëronte lirimin e menjëhershëm të tij.

l.k
Shpërthimi me tritol në Dajt/ Prokuroria e Tiranës liron nga
Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka liruar nga qelia Ervis Allën, i cili u arrestua nga uniformat blu si i dyshuar për vendosjen e tritolit në hyrje të banesës së Jakup Memishaj, në zonën e Dajtit më 8 gusht.

Mësohet se, organi i akuzës e ka konsideruar plotësisht të paligjshëm ndalimin e Allës, me arsyetimin se nga hetimet e deritanishme nuk është administruar asnjë provë direkte apo indirekte që të ngrejë dyshime se ai është autori i shkatërrimit të pronës me eksploziv.

Para se të shpallte vendimin, Prokuroria u shpreh se pretendimi i Policisë se ai kishte pasur një konflikt me familjen Memishaj nuk mund të shërbejë si provë.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës mbylli çështjen ndaj Ervis Allës pasi sipas këtij institucioni ka pasur shkelje proceduriale për rastin, pasi policia nuk dokumentoi lokalizimin e tij në Krujë dhe nuk mbajti asnjë akt shërbimi për shoqërimin.

Mungesa e provave materiale dhe shklejet proceduriale ishin arsye që të ky organ të shpallë të paligjshëm ndalimin e Ervis Allës dhe të urdhëronte lirimin e menjëhershëm të tij.

Për çfarë u arrestua Alla?

Shpërthimi me tritol me 8 gusht në banesën e 72-vjeçarit Jakup Memishajt, bëri që policia të dyshojë që pas këtij sulmi qëndronin 3 vëllezërit Ervis Alla, Altin Alla dhe Maksim Alla, të cilët u shpallën në kërkim nga Policia. Në njoftimin e uniformave blu thuhej se, vëllezërit Alla pasi vendosën tritolin ishin larguar nga vendngjarja, ndërsa akuzoheshin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Pse Policia dyshoi se vëllezërit Alla qëndronin pas shpërthimit të tritolit në Dajt?

Ishte dëshmia e shtetases Nazmie Myftaraj, e cila bëri që uniformat blu të dyshonin se pas shpërthimit qëndronte familja Alla. Ajo tha para policisë se familja Alla kishte një konflikt të mëparshëm me familjen Memishaj lidhur me një borxh të pashlyer, pas një porosie në mobilerinë e familjes Alla në Tapizë.

Sipas dëshmisë djali i 72-vjeçarit kishte porositur disa mobilje në biznesin e vëllezërve Alla, por nuk kishte kryer pagesën. Pas kësaj ai kërkohej dhe kërcënohej nga 3 vëllezërit, ndërsa tritoli sipas Policisë dyshohet se ka qenë “mesazhi” i fundit për familjen Memishaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB