Aktualitet

Skandali me provimin/ AKUZAT e studentëve dhe 'ping pong-u' i 'Magjistraturës' për të gjetur ...fajtorin

Këto janë pyetje që Magjistratura nuk i ka dhënë ende përgjigje, duke e lënë të gjithë ngjarjen e djeshme, nën hijen e një skandali, ku studentët magjistratë akuzojnë dhe shkolla mbrohet…vetëm me fjalë.

E.K
Skandali me provimin/ AKUZAT e studentëve dhe 'ping pong-u' i
Peticioni i studentëve

TIRANË- Një rast i paprecedentë u regjistrua një ditë më parë në provimin e Magjistraturës, i cili solli reagime të shumtra nga studentët, të cilët nuk u kursyen akuzat, por dhe nga vetë institucioni më pas. Sipas Shkollës së Magjistraturës, pajisja që merret me korrigjimin e provimeve, e quajtur “Scantron”, ka pasur një defekt duke sjellë dhe reagimet e më pas anullimin e procesit të korrigjimit dhe më pas ri-korigjimin. Por këtu nis problemei sipas studentëve.

Menjëherë pas këtij veprimi, ata kanë nënshkruar një peticion, ku kërkojnë anulimin e procesit dhe hedhin akuza se e gjitha është e stisur me qëllim, futjen brenda listës të 24 emrave. Ata akuzojnë për manipulim të prcesit. Studentët shprehën se pas ri-korigjimit në listë kishin "mbirë" kandidatë të tjerë. Fituesit ishin 121 në krahasim me 79 që duhet të ishin në fazën e parë. Kjo lëvizje ka ngritur dyshime se procesi është manipuluar qëllimisht për të futur mes fituesve dhe studentë të tjerë, sipas tyre, edhe emra që nuk e meritojnë të jenë pjesë e listës. Megjithatë në peticionin e tyre, nuk specifikojnë asnjë emërt.

"Në datën 22 prill 2024 është zhvilluar provimi. Në përfundim të provimit janë korigjuar tezat dhe janë shpallur publikisht në prani të pjesëmarrësve rezultatet e pranimit dhe janë shpallur fitues 79 kandidatë. Nga drejtori i shkollës Arben Rakipi, u pranua sot se procesi i korigjimit ka pasur probleme dhe se pajisja nuk ka funksionuar dhe janë rikorigjuar tezat edhe një herë pa praninë e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me pikë plus për kandidatët fitues duke shtuar listën në 121 kandidatë. Ky fakt ka cënuar rëndë parimin e transparencës e cila parashikohet në rregulloren e brendshme të shkollës. Kërkojmë anulimin e provimit të pranimit kërkues,"-shkruajnë studentët në peticion.

Në reagimin e tij, kreu i Shlkollës së Magjistraturës Arben Rakipi thotë se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht ‘’Scantron’’ kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues.

“Ne kemi patur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional tek kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, tha Rakipi për TCH.

Shkolla e Magjistraturës deklaron se do të marrin një tjetër pajisje “Scantron”, e cila do të bëjë ri-vlerësimin nga e para, por kjo lëvizje do e kthejë procesin në pikën zero. Ky incident në kufijtë e skandalit “hedh në erë” procesin e ndjekur nga Shkolla e Magjistraturës dhe për provimet e viteve të shkuara. A ka pasur pajisja defekt dhe askush nuk e ka kuptuar? A janë gjyqtarë dhe prokurorët e dalë në vitet e shkuara, anëtarë të sistemit të drejtësisë të “prodhuar” nga kjo pajisje? Dhe mbi të gjitha pse nuk u morëm masa paraprake nga Shkolla e Magjistraturës?

Këto janë pyetje që Magjistratura nuk i ka dhënë ende përgjigje, duke e lënë të gjithë ngjarjen e djeshme, nën hijen e një skandali, ku studentët magjistratë akuzojnë dhe shkolla mbrohet…vetëm me fjalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB