Aktualitet

SKEMA perfekte/ “Shefi i madh” shqiptar drejtonte grupin e trafikut në Itali, i sekuestrohen qindra mijëra euro

Ai njihej si “Shefi i madh” (Big Boss) dhe kishte e kthyer këtë punë të paligjshme në një strukturë të organizuar piramidale që funksiononte si kompani e vërtetë.

k.m.
SKEMA perfekte/ “Shefi i madh” shqiptar drejtonte grupin e trafikut
Foto ilustruese

ITALI- Më shumë se 300 mijë euro i janë sekuestruar një shqiptari në Itali. Bëhet fjalë për asete në prona të patundshme, llogari bankare dhe një makinë. Shqiptari, i paidentifikuar me emër, është dënuar disa herë për krime të trafikut të drogës, u arrestua më 12 qershor 2024. Sipas mediave të huaja, i specializuar në shitjen e kokainës dhe hashashit, ai krenohej sepse kishte krijuar një rrjet me 67 persona në shërbim të tij. Ai njihej si “Shefi i madh” (Big Boss) dhe kishte e kthyer këtë punë të paligjshme në një strukturë të organizuar piramidale që funksiononte si kompani e vërtetë.

“Shefi i madh” ishte kujdesur vetë personalisht për çdo gjë. Ai sillte në Itali bashkatdhetarë me vizë turistike duke qëndruar në shtetin fqinj vetëm për 90 ditë sipas rregullave të zonës Schengen. Sapo mbërrinin në Itali, rekrutët e rinj futeshin në sistem dhe u sigurohej akomodim, makina, telefona dhe drogë.

Për të mos u përgjuar, organizata kishte ngritur një 'dhomë operimi' në një apartament, ku një operator merrte porositë e klientëve nëpërmjet 'WhatsApp' dhe ua përcjellte shpërndarëve mesazhet nëpërmjet platformave anonime. Logjistika ishte e planifikuar deri në detaj. Një magazinë e marrë me qira shërbente si vend ruajtjeje për makinat e korrierëve, drogën dhe armët. Edhe pse zyrtarisht pa para, shefi jetonte me familjen në një shtëpi të regjistruar në emër të vëllait, bashkëpunëtorit të tij të ngushtë. Nga analiza financiare rezultoi se anëtarët e kësaj familje ishin drejtuesit e organizatës.

Për të maskuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës, familja kishte blerë një restorant picash, nga i cili siguronin të ardhura legjitime, nëse minimale. Por llogaritë e familjarëve të shqiptarit kishin regjistruar lëvizje "anormale" me transferta bankare dhe depozita cash, kështu edhe kishin rënë në sy. Nga fitimet e krijuara nga aktiviteti kriminal, shqiptari së fundmi kishte blerë edhe një magazinë e regjistruar në emër të prindërve, e cila shërbente për të mbështetur logjistikën e trafikut të drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB