Aktualitet

I kërkuar për vdekjen e turistes në Sarandë, Saimir Kushova dënohet me 15 vite burg për drogë në Norvegji

Babai i saj, George Gannon, ka kërkuar drejtësi nga autoritetet shqiptare për muaj të tërë.

F.I
I kërkuar për vdekjen e turistes në Sarandë, Saimir Kushova
Saimir Kushova, Rebbeca Gannon dhe babai i saj

NORVEGJI-Saimir Kushova, një instruktor zhytjeje që kërkohej në lidhje me vdekjen e një turisteje britanike në Shqipëri është dënuar me 15 vjet burg në Norvegji, pas një procesi për trafikun e drogës. Kushova ishte pjesë e një bande të përbërë nga gjashtë shqiptarë, të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e kokainës, që përbënte kapjen më të madhe të një ngarkese kokaine ndonjëherë në Norvegjinë perëndimore. Babai i saj, George Gannon, ka kërkuar drejtësi nga autoritetet shqiptare për muaj të tërë.

Policia dhe doganierët e kapën bandën në prill 2023, më pak se një vit pas vdekjes së Rebeccës. Gannon, i cili është ende në Shqipëri, shtoi: Pas largimit të tij nga vendi, policia tha se kishin nxjerrë një lajmërim për të përmes Interpolit, por nuk morëm asnjë përgjigje për shumë kohë. Ne e mësuam se ai ishte arrestuar dhe dënuar me 15 vjet në Norvegji për trafikim droge disa muaj më parë.

“Kam kaluar pothuajse tre vjet në Shqipëri duke ndjekur autoritetet për drejtësi. Ka qenë e vështirë. Kam kaluar kohë larg familjes, por gjithçka që doja ishte që ky njeri të përballej me mua në gjykatë dhe tani ai është në burg në Norvegji. Ky njeri është përgjegjës për vdekjen e vajzës time dhe ai duhet të jetë në gjykatë. Doja që autoritetet shqiptare të merrnin seriozisht atë që ndodhi me vajzën time. E dinim që ai ishte larguar pas vdekjes së Rebeccës, dhe duket se ai përfundoi në Norvegji dhe u përfshi në një operacion trafikimi droge. Nuk dinim që ai ishte akuzuar, dënuar dhe dërguar në burg për trafik drogërash. Ndjehem sikur ai po i shpëton drejtësisë për rolin e tij në vdekjen e Rebeccës, por unë nuk do të dorëzohem kurrë duke luftuar për të”, ka rrëfyer ai.

Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga "Spiranca Diving Center", në pronësi të Saimir Kushovës tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës. Pushuesja Rebecca Gannon, 29 vjeç ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë me një grup prej shtatë zhytës të tjerë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. 

Kushova kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Poll

MOS HUMB