Aktualitet

SKEMA/ Si do fuste Rumi lekë falso në qarkullim, biseda me të vëllain: Do gjejmë noi drejtor banke

Në bisedë flitet edhe për një person të panjohur si “Daja në Rinas” që është personi që ka monedhat dhe kërkon 20% të vlerës së tyre.

f.g
SKEMA/ Si do fuste Rumi lekë falso në qarkullim, biseda me të
Rrumi i Shijakut

TIRANE- Një tjetër veprimtari në të cilën ishte përfshirë Rrumi i Shijakut ishte edhe futja në treg e parave false. Në një bisedë me të vëllain e tij, Vullnet Muçën, ai i thotë se për këtë do të përdorin bankat e nivelit të dytë dhe miqësinë me drejtorët e bankave. Në bisedë flitet edhe për një person të panjohur si “Daja në Rinas” që është personi që ka monedhat dhe kërkon 20% të vlerës së tyre.

BISEDA MES TYRE NË DOSJE:

Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, dyshohen se kanë kryer edhe aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave pasi në bisedën e datës 14 shtator 2020, në orën 18:51, kanë biseduar për kartmonedha të falsifikuara, leku dhe euro, foto të cilave Vullneti ia dërgon Aleksandrit në vijim të bisedës.

Personi që i ka paratë e falsifikuara është identifikuar si “daja në Rinas” i cili ka kërkuar 20% të vlerës së shumës që do të marrin.

Gjithashtu, në bisedë është diskutuar edhe për mënyrën e hedhjes në qarkullim të kartmonedhave ku një prej rrugëve të përmendura ishte futja e parave të falsifikuara në bankat e nivelit të dytë duke shfrytëzuar ndonjë drejtor të bankës.

Aleksandri ka shkruar:

“Co nanji ke daja në Rinas… se i ka bo ato leku!… i ka me shpi… i ahopim njeher si i ka bo… se mi nisi me foto… dhe nanji t’ka ni ka shku ai robi që i ka bo është ke shpia atij aty… do i fusim me nai bank aty… po mundem.”

Vullneti i përgjigjet:

“Po do 20 përqind… apo ke fol ti… Ke fol me nanji njeri?”

Aleksandri shkruan:

“Co ose gonin ose tosin ke daja t’mar t’i shifni.”/ZËRI

Poll

MOS HUMB