Aktualitet

SPAK e kërkonte, kapet në Itali dhëndri i Arben Ndokës, në pranga edhe Arian Tuku

Arian Tuku, u arrestua vetëm pak orë pas dhëndrit tjetër të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

k.m.
SPAK e kërkonte, kapet në Itali dhëndri i Arben Ndokës,
Arben Ndoka

TIRANË- Arian Tuku, një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” të urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar sot në Verona, Itali. Tuku, u arrestua vetëm pak orë pas dhëndrit tjetër të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Më herët, në pranga përfundoi edhe Ilia Ndoka. 

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB