Aktualitet

“SPAK të mos hetojë korrupsionin në shifra të vogla”, Xholi: Nevojitet shtim i numrit të prokurorëve

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, tha se është pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK, por edhe ndryshimit të ligjit për sa i përket llojit të çështjeve që duhet të hetojë ky institucion

E.K
“SPAK të mos hetojë korrupsionin në shifra të
adnan xholi

TIRANË- Kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, gjatë prezantimit të platformës së tij, kërkoi shtimin e numrit të prokurorëve, dhe heqjen e korrupsionit në shifra të vogla si pjesë e juridiksionit të këtij institucioni.

“Vizioni im ka të bëjë me krijimin e një institucioni sa më efektiv, të besueshëm nga ndërkombëtarët. Synimi im është të rrisim cilësinë e hetimeve dhe të ruajmë standardet më të larta. Cila është sfida? Zgjidhja e statusit të prokurorëve. Deri tani ka mbetur në vesh të shurdhër. Do të insistoj bashkë me ju që statusi i prokurorit të posaçëm të marrë zgjidhje. Nuk e kam për veten, por për kolegët e tjerë. Disa prokurorë janë të shkrirë; nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar nuk duhet të shkojë dëm.

Janë përballur me grupet më të rëndësishme kriminale dhe me zyrtarë të lartë, duhet t’u qëndrojmë pranë. Do të humbasë ekspertiza, memoria. Nuk varet nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe proceset zgjasin jo me muaj, por me vite; kushdo që të vijë do ta ketë të pamundur. Që mos të jemi përballë drejtësisë së mohuar, duhet patjetër të shtohet numri i prokurorëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme të Prokurorisë së Posaçme”, u shpreh Xholi.

I pyetur nga anëtari i KLP, Vate Staka, nëse mendon se SPAK duhet të mbetet një njësi elitë e akuzës dhe a do të prekej ky status nga shtimi i numrit të prokurorëve, Xholi u përgjigj: “Çështjet në SPAK zgjasin me muaj dhe vite. Jo pa qëllim kërkova që duhen patjetër ndryshime të kompetencës lëndore, sidomos për sa i përket korrupsionit me shifra të vogla. Duke u ruajtur ekuilibri mes ndryshimit të kompetencës lëndore dhe shtimit të prokurorëve, do të arriheshin më shumë rezultate”.

Poll

MOS HUMB