Aktualitet

Adnan Xholi zbulon platformën për kreun e SPAK: Të intesifikohen hetimet pasurore, kam kërkuar arrestimin e dy deputetëve…

Xholi u shpreh se prokurorët e SPAK do të kenë mbështetjen e tij pavarësisht votimit sot nga trupa e KLP

E.K
Adnan Xholi zbulon platformën për kreun e SPAK: Të intesifikohen
adnan xholi

TIRANË- Adnan Xholi është kandidati i parë që ka zbuluar platformën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Xholi gjatë fjalës së tij u shpreh se plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të SPAK, ndërsa u ndal shkurtimisht dhe në çështjet kryesore të karrierës së tij, kryesisht goditjen e personazheve të botës së krimit, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Xholi u shpreh gjithashtu se SPAK është familja e tij e dytë, me të cilën kalon më shumë kohë se me familjen biologjike, ndërsa tha se ka ardhur koha që kjo prokurori krahas hetimeve penale, të ketë në fokus dhe hetimet pasurore. Xholi u shpreh se gjatë detyrave të tij ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë, dhe më pas ka kërkuar arrestimin e tyre. Prokurori Xholi i referohet hetimeve të zhvilluara në Mars 2015 ndaj ish-deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

"Falë angazhimit personal kam realizuar rezultate konkrete në goditjen e krimit. Do t’i mbështes kolegët e mi në çdo situatë. Punën e kemi me njëri-tjetrin. Më shumë qëndrojmë me ta se me familjen biologjike", u shpreh Xholi mes të tjerave gjatë fjalës së tij. 

Adnan Xholi: Nga ana formale besoj se plotësoj të gjitha kriteret që parashikon rregullorja, besoj se kam aftësitë e duhura për të drejtuar një nga institucionet me të rëndësishme për reformës në drejtësi. Në vitin 2021 jam emëruar prokuror i Prokurorisë së Posaçme.

Jam 50 vjeç, kam përfunduar studimet në 1996. Kam ushtruar funksione në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Prokuror në PP, 2013–2019, Drejtor i Drejtorisë së Hetimeve Penale dhe i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Në vitin 2021 emërohem prokuror në SPAK.
Në vitin 2013 – Doktor i Shkencave Juridike.
Angazhim akademik i përhershëm – Procedurë Penale.

Nga 2013 e në vijim jam angazhuar si pedagog i jashtëm pranë shkollës së magjistraturës.

SPAK ndodhet në fazë të rëndësishme të konsolidimit, implementimi i strategjive të intitucionit lidhet drejtpërdrejtë me përmbushjen e misionit, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtyarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Po aq e rëndësishme është mbrojtja dhe integriteti i pavararësisë së SPAK, mbrojtja e magjistratëve, prokurorë që u bëhen për shkak të detyrës.

Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit dhe gjej rastin të shpreh mbështetjen maksimale, jam krenar që punoj me ata dhe do i mbështes në çdo situatë të aktivitetit të institucionit pavarësisht votimit të sotëm.

Krahas sukseseve që kjo strukturë ka arritur ka ardhur koha të vijohet me hetime të mëtjeshmme, cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale ashtu edhe me hetimet pasurore me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e asteeve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë.

4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK./ZËRI 

Poll

MOS HUMB