Aktualitet

SPAK u kontrolloi banesat, këta janë personat e dyshuar si lidhje të Ilir Beqajt

Raportohet se kontrollet janë kryer në banesat e, Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt, Gazmend Prengës dhe Arben Danit.

E.K
SPAK u kontrolloi banesat, këta janë personat e dyshuar si lidhje
Ilir Beqja

TIRANË- Zbulohen emrat e bashkëpunëtorëve të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në shtëpitë e të cilëve prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontrolle, në kuadër të hetime që lidhen me Beqjan. Raportohet se kontrollet janë kryer në banesat e, Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt, Gazmend Prengës dhe Arben Danit.

Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK, në krye të së cilës ishte Beqaj. Po ashtu ish-ministri dyshohet se ish-numri një i shëndetësisë ka përdorur dhe makinën e këtij të fundit. Po ashtu kontrolle janë kryer dhe në banesën e shoferit të Ilir Beqajt.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës./ZËRI

Poll

MOS HUMB