Politikë

'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2 javë. Noka: Perde syri do heqësh, sikur...

Flamur Noka, i cili ka tentuar që si mjek me profesion të qetësonte kolegun e tij.

k.m.
'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2
Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Edmond Spaho

TIRANË- Njoftimi i deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho se do të mungonte për 2 javë për arsye shëndetësore ka shkaktuar batuta dhe humor në grupin e "ëhatsApp". Pikërisht komenti i tij ka sjellë edhe kundërreagimet e deputetëve të tjerë, mes tyre edhe të sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, i cili ka tentuar që si mjek me profesion të qetësonte kolegun e tij. 'Top Channel' ka siguruar komunikimin mes tyre. Noka me humor i shkruan se ka pasur të tjerë që kanë bërë operacione më të komplikuara dhe nuk e kanë alarmuar grupin, ndërsa me batuta kanë ndërhyrë edhe Agron Gjekmarkaj dhe Bujar Leskaj. Ky i fundit me humor i shkruan se pse do të mungojë 2 javë, nuk do të humbasë asgjë të rëndësishme. 

Biseda e plotë në grupi parlamentar të PD-së:

'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2'Synetlliku' temë bisede në grupin e PD/ Spaho mungon 2

Gazment Bardhi: Të nderuar kolegë, nesër e premte ora 9;00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në kryesinë e Kuvendit! Ju përshëndes.

Sorina Koti: Unë nuk mundem do të jem në Korçë këto ditë.

Edmond Spaho: Nisur nga nesër, për arsye shëndetësore nuk do të jem i vlefshëm rreth dy javë.

Cule: Të shkuara Mondi.

Flamur Noka: Z.Mondi, katarakt (Perde në sy) ke për të trajtuar e u alarmu gjithë grupi. Të tjerë kanë pas edhe më shumë synetllëk psh dhe s’kanë alarmu grupin.

Agron Gjekmarkaj: Ore Mondi, vërtetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ka syrin tjetër, (gjq që nuke urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut qe ka bo synetin cfarë gjëme do ishte.

Edmond Spaho: Shoku Flamur, unë nuk kam alaramuar grupin, duke qenë i ndërgjegjshëmn se amungesa në aktivitetet partiake do bënte që ti të dyshojhe se ku livadhis unë, bëra njoftimin për të mos pasur keqkuptim që pse e braktisa partinë dhe pse tani. Sa për kataraktin e di që është operacion i thjeshtë pasi kam dy mjeke në shtëpi, bashkëshorten dhe vajzën. Zoti Flamur e ka me shumë merak grupin, sidomos kur na sheh nëpër takime. Kemi dalë apo ji ne tërren ku rrime, cilin territor mbulojmë ejt etj, prandaj duhet të njoftojmë.

Bujar Leskaj: Shëndet dhe gjithë të mirat Mondi! Nuk do të humbasësh ndonjë gjë të madhe këto dy javë.

–Të shkuara Mond, sa më shpejt në gjirin tonë.

Sorina Koti: Mondi të shkuara dhe do Zoti që edhe grupi të shohë kthjelltësinë e syve që do të kesh ti pas 2 javësh.

Epo, të shkuara!/ZËRI

Poll

MOS HUMB