Politikë

“Nuk e besonte sot se ishin kushtet e një spitali në Tiranë”, Rama zbulon mesazhin e ministrit

Rama ka zbuluar se 3 ditë më parë ministri i Jashtëm Igli Hasani i është nënshtruar një operacioni

E.K
“Nuk e besonte sot se ishin kushtet e një spitali në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mjekë, dhe drejtues të spitaleve, për të folur mbi autonominë spitalore, që sipas tij do ti shërbente përmirësimit të gjendjes së shërbimit shëndetësor në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se gjendja në spitalet e vendit sot po përjeton një realitet të ri, shumë larg të asaj çka socialistët gjetën para marrjes së pushtetit. Rama përmendi dhe një bisedë të tij me ministrin e jashtëm Igli Hasani, i cili i ishte nënshtruar dy ditë më parë një operacioni.

“Jo më larg se pardje, ministri i jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Më shkruante me mesazh, që nuk e besoj dot akoma që ku është spital në Tiranë, se ai mori detyrën pasi kishte shërbyer për disa vite jashtë vendit. Këtë e dëshmojnë të gjithë, më vjen mirë ta kujtoj dhe çfarë më tha një nga operuesit e mi ‘që ishte nder të kishim në sallën e operacionit një kryeministër, se gjithë të tjerët nuk kanë kaluar nga sistemi publik”, u shpreh mes të tjerave Rama në fjalën e tij.

Rama tha se kushdo prej mjekëve që bën më shumë operacione dhe kryen më shumë orë pune, duhet të paguhet më shumë, dhe jo të gjithë të vlerësohen në të njëjtën mënyrë.

“Kur ne e filluam këtë rrugë, është e vërtetë që disa struktura private kishte kushte më të mira. Sot kushtet në spitalin e sëmundjeve të brendshme dhe në disa spitale të tjera, janë të pakrahasueshme me kushtet në privat. Pse duhet të shkosh të harxhosh para për të shkuar në privat, ku merr të njëjtin shërbim nga të njëjtët mjekë?”, vijoi Rama.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB