Aktualitet

Takimi i fundit me kunatën/ Drejtori i Policisë së Shkodrës: Alma ka qenë e qetë, në Bunë ka kamera, por…

Pavarësisht pretendimeve për dhunë, në polici nuk ka pasur asnjë denoncim të mëparshëm nga Alma apo familjarë të saj

E.K
Takimi i fundit me kunatën/ Drejtori i Policisë së Shkodrës:
Drejtori i policise se shkodres

SHKODËR- Polumbarët e RENEA-s, forcat e ushtrisë dhe banorët e zonës, vijojnë kërkimet në ditën e tretë për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar të cilët janë mbytur në lumin Buna. Pasditen e djeshme u gjet dhe trupi i vajzës së dytë, ndërkohë që në paraburgim mbahet shtetasi Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, pasi akuzohet për nxitje të vetëvrasjes.

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj deklaroi se të gjitha dyshimet e deritanishme janë për vetëvrasje të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj të mitur. Aktualisht, ai theksoi se ka prova për dhunë në familje, gjatë një lidhje me emisionin Opinion.

Edmond Sulaj: Referuar kallëzimit të bërë nga babai i fëmijëve në datë 3 Maj, kanë nisur kërkimet për gjetjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të mitrut të cilët janë konsideruar si të larguar nga banesa. Pas kallëzimit, menjëherë është kontaktuar me familjarët e bashkëshortes të cilët na kanë bërë me dije se nuk kanë kontaktuar me të. Një ditë më mbrapa në datë 4, një peshkatar i zonës ka njoftuar se ka gjetur trupin e një fëmijë në lumin Buna. Ka shkuar grupi hetimor, ka bërë identifikimin nëpërmjet fotografisë. Kufoma nuk ka rezultuaar me shenja dhune.

Ky është i vetmi detaj që ju bën të mendoni se nuk ka qenë një vrasje?

Edmond Sulaj: Dua të shtoj faktin se në datë 2, Alma Arrazi ka qenë nën shoqërinë e kunatës së vet në një lokal në hyrje të Shkodrës. Ka qenë bisedë e qetë, referuar kamerave ka ecur drejt daljes së qytetit.

Po në urën e Bunës ka kamera?

Edmond Sulaj: Ka kamera, por për shkak të errësirës nuk është konstatuar vetëhedhja nga ura. Referuar dëshmisë së kunatës, të cilës i ka thënë se do të largohet dhe se e pret vëllai me taksi, është trajtuar si e larguar. Me gjetjen e fëmijës së parë, vajzës 9 vjeç, të gjitha dyshimet bazuar në fakte të çojnë se dhuna ka qenë shkak i vetëvrasjes.

Sulaj tha se nuk ka asnjë denoncim të kryer nga 39 vjeçarja, të afërm apo fqinjë të saj.

Edmond Sulaj: Nuk ka qenë dhunë e evidentuar, s’kemi pasur asnjë rast të denoncuar. As nga familjarët, apo komshinjtë.

A ka pasur tentativa për t’u divorcuar?

Edmond Sulaj: Nuk duhet të hyj në detaje, sepse janë pjesë e hetimit. Hetimet vazhdojnë intensivisht, kemi dyshime të arsyeshme për vetëvrasje. Aktualisht që po flasim kërkimet vazhdojnë, gjej rastin të falenderoj banorët e zonës të cilët janë ofruar për ndihmë, pasi janë njohës të mirë të terrenit. 

Poll

MOS HUMB