
TIRANË-Ministri i Brendshën, Taulant Balla ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Shkodër ku nëna me tre fëmijët e saj janë hehdur në lumin Buna duke u vetëmbytyr. Balla i ftuar në emisionin "Opinion" në TV Klan është shprehur se skenari i ngritur në fillim për këtë ngjarje po konfirmohet dhe se nëna është vetë mbytur. Ai ka theksuar se dhuna në familje duhet denoncuar dhe moskallëzimi i tij është një tjetër krim.
“Ajo që ua kam thënë un para pak ditësh, lidhet pikë së pari me nevojën për të rritur ndërgjegjsimin jo vetëm të viktimave por të gjithë për një krim, pa harruar këtu qe moskallëzimi i krimit është një tjetër vepër penale. Ajo që dua të them është që duhet të nxisim të gjitha vajzat dhe gratë e këtij vendi të cilat janë viktima dhune se nuk është një jetë e vështirë që i pret, por është një moment çlirimi dhe lirie. Në vitin 2023, 4700 raste janë ndaluar nga polciia dhe prokuroria. Duhet të kuptojmë dhe të nxisim viktimat të denoncojnë rastet. Mezi pres që qytetarët të raportojne rastet ku polciia nuk zbaton kete protokoll te ri me qasje te re dhe mbështetjes qe duhet ti jepet cdo gruaje dhe vajze. Gjeja qe une mendoj duhet bere me mire është që policia ka një protokoll që nga momenti që viktima njofton rastin deri në hapat e tjera me strezat sociale. Eshtë e rëndësishme të merren masay e para. Nuk ka nevoje per nje shans të dytë se rezulton fatal. Ka rezultuar në shume raste, policia e ka të qartë detyrën. Polcia e shtetit duhet marre me seriozitet rastet dhe për trajtimin sikur te jete motra ose nene e tyre qe e denoncon dhunen. Vetëm keshtu mund te japim besim se pertej denoncimit e pret nje jete me e mire. Duhet te vetendërgjegjësohemi. Raste të tilla dhe të tjera ti njoftojme një moment e më parë. Unë jam informuar qe prej dje në mengjes herët nga drejtori vendor i Shkodres i cili me ka prezantuar pak a shume të njejtin skenar me ate qe jane ngritur hetimet. Të jem i sinqetë kam pasur një shpresë në një variant tjetër se fati nënës dhe femijes te mos ishte tragjike. Nga ajo qe kam kuptuar ne terren se bashku me djemte e Reneas shpresa eshte pothuajse 0 per nje skenar tjeter," tha Balla.
”, tha ai.
Fevziu: Teorikisht Balla a kanë bashkitë shtëpia ose apartamente që mund t’i akomodojnë, pasi baballarët nuk i japin as pensionin që i është caktuar nga gjykata?
Balla ka theksuar ndër të tjera se kanë hapur ambiente ose strehëza për femrat e dhunuara.
“Ajo që duhet të kuptojmë është që me mbështetjen e shtetit dhe me angazhimin e një numri të caktuar të organizatave joqeveritare janë krijuar pothuajse vatra, strehëza sociale ku vajza dhe gra janë shkëputur nga zinxhiri i dhunës dhe vuajtjeve dhe kanë filluar një jetë të re. Janë rreth 4700 raste të raportuara për dhunë në familje dhe rreth 800 persona, kryesisht meshkuj të arrestuar për dhunë”, u shpreh Balla.
Deri më tani është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të vajzës së madhe dhe vajzës tjetër. Ndërsa vijojnë të jenë ende nën ujë nëna me djalin e mitur 4 vjeç. Erdgys Arrazi është arrestuar dhe mbahet në burg nën akuzën e "Shkaktimit të vetëvrasjes". Ai nuk u lejua këtë të hënëqë të merrte pjesë në funeralin e vajzës së madhe./ZËRI