FOTO PRANE Ministrisë së Brendshme
TIRANË- Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar gjatë protestës teksa forcat e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Ndërhyrja e forcave të rendit ka ardhur në një moment kur turma është afruar pranë pozicioneve të policisë duke krijuar përplasje dhe tension në zonë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotit të ujit, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonën pranë Ministrisë së Brendshme./ZËRI
Poll