Aktualitet

Tensione pranë Parkut Rinia, protestuesit përballen me forcat 'Shqiponja': Hiqini kapelet!

Situata është shoqëruar me kundërshtime dhe thirrje nga protestuesit, të cilët u kanë kërkuar efektivëve të mos ushtrojnë forcë ndaj vajzave.

M.K.

Tensione pranë Parkut Rinia, protestuesit përballen me forcat

TIRANË- Tensione janë regjistruar pranë Parkut Rinia në Tiranë ku një grup protestuesish, mes tyre kryesisht vajza dhe gra janë përballur me forcat 'Shqiponja', të cilat kanë tentuar t’i zhvendosin nga zona drejt trotuarit.

Situata është shoqëruar me kundërshtime dhe thirrje nga protestuesit, të cilët u kanë kërkuar efektivëve të mos ushtrojnë forcë ndaj vajzave. 'Mos i shtyni vajzat' dëgjohet të thonë disa prej tyre, ndërsa në vijim thirrjet drejtuar policisë janë përqendruar te kërkesa për të hequr kapelet.

Gjatë përplasjes, efektivët duket se janë tërhequr, ndërsa protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB