Aktualitet

Tentoi të vriste veten me kallash, policia arreston infermierin në Tiranë

53-vjeçari, plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor

E.K
Tentoi të vriste veten me kallash, policia arreston infermierin në
Foto ilustruese

TIRANË- Një ditë pasi tentoi që t’i jepte fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov, policia ka arrestuar 53-vjeçarin në Tiranë. Ky i fundit, me profesion infermier, përfundoi me plagë në spital, ndërsa u arrestua për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë 53-vjeçarin drejt vetëvrasjes, i cili tashmë do të përballet dhe me arrestimin dhe akuzën e armëmbajtjes pa leje. /ZËRI

Poll

MOS HUMB