Aktualitet

Tentuan ta grabisin, shqiptari qëllohet 7 herë me armë zjarri

Ngjarja ndodhi në sheshin e qytetit, ku dy të rinj në një skuter iu afruan me tentativën për ta grabitur, shqiptari i kundërshtoi dhe ata e qëlluan 7 herë me armë zjarri.

I.F
Tentuan ta grabisin, shqiptari qëllohet 7 herë me armë zjarri
Foto ilustruese

CAMPANIA- Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit dje në spitalin San Giuliano në Campania të Italisë me plagë të shumta, të shkaktuara nga një armë zjarri. Sipas mediave italiane, shqiptari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që kanë tentuar ta grabisin. 43-vjeçari është plagosur në këmbë, bark dhe duar, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në sheshin e qytetit, ku dy të rinj në një skuter iu afruan me tentativën për ta grabitur, shqiptari i kundërshtoi dhe ata e qëlluan 7 herë me armë zjarri. Kanë qenë kalimtarët ata që lajmëruan policinë dhe ambulancën.

Autoritetet italianë janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB