Aktualitet

"Thesaret e Shqipërisë", Daily Mail: Dokumentari i Bettany Hughes, premierë në kanalin 'Channel 4'

Shkrimtarja e njohur angleze Bettany Hughes, e cila së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre 20-vjeçare erdhën dhe eksploruan, lumenjtë, malet dhe detet e Shqipërisë, i ka kushtuar vendit tonë një dokumentar.

f.t
"Thesaret e Shqipërisë", Daily Mail: Dokumentari i Bettany
FOTO ILUSTRUESE

BRITANI E MADHE- Shkrimtarja e njohur angleze Bettany Hughes, e cila së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre 20-vjeçare erdhën dhe eksploruan, lumenjtë, malet dhe detet e Shqipërisë, i ka kushtuar vendit tonë një dokumentar që do të shfaqet këtë të shtunë në premierë në kanalin televiziv britanik Channel 4. Shkimtarja e ka ndarë dokumentarin e saj të quajtur “Në zbulim të thesareve të Shqipërisë” me gazetën britanike “DailyMail”.

Nga Bettany Hughes për Daily Mail

Frymëzuar nga udhëtimet e tre britanikëve, Lord Bajron, Hon Aubrey Henry Molyneux Herbert dhe aventurieres së guximshme Edith Durham, u nisëm për të eksploruar Shqipërinë. Kam 15 vite që i sjell këtu, burrin dhe vajzat, por tashmë udhëtimet në Shqipëri po lulëzojnë. Pas 50 vitesh izolim në një regjim komunist, me diktatorin Enver Hoxha i cili ka qenë në detyrë nga viti 1944 deri në 1985 dhe plotësisht e pavarur që nga viti 1912, Shqipëria po e pret botën krahëhapur.

Shqiptarët kanë një frazë të bukur dhe të nderuar:"të bekuara janë këmbët tuaja që ju sollën këtu”. Pra, shkoni shpejt në Shqipëri, pasi mikpritja është e ëmbël dhe autentike dhe një gosti për katër persona kushton pak më shumë se një xhiro në një pijetore në Mbretërinë e Bashkuar.

E admiroj lidhjen që shqiptarët kanë me kekun. Ata hanë ëmbëlsirat që herët në mëngjes, shpesh të sapo pjekura, kek me portokall, krokant dhe me fara kungulli. Mirëpo, për fat të mirë aty ka shumë vende ku mund të ecësh dhe të harxhosh kaloritë. Mbi Kalanë e Krujës, 40 minuta larg nga kryeqyteti Tirana, ndodhet një faltore e gdhenur në shkëmb e cila i përket sektit bektashi. Aty shkojnë ndezin qirinj.

Një grua e moshuar më shiti për çaj lule të këputura të sapo vjela dhe vaj trëndafili për flokët. Është e lehtë të imagjinohet pse Bajroni e donte kaq shumë këtë vend. I kujtoj malësitë e largëta të Skocisë. Duke lëvizur në jug, nga Tirana në qytetin me pamje malore të Beratit, me malin e shenjtë të Tomorit që ndez flakën e kuqe në mëngjes, shpatet e tij janë shtëpia e arinjve, shqiponjave me çizme dhe shkabave të zeza, ky qytet i “1001 dritareve” ishte ndalesa e një tregtari. Qëndruam në Hotel Vila Aleksander dhe u zgjuam nga pulat që bënin vezë. Shqiptari ka një kod të fortë mikpritje i cili është që njerëzit do të japin gjithçka për të respektuar dhe mbrojtur mysafirët.  

Me ishullin e Korfuzit i cili ishte lehtësisht i dukshëm ditën si dhe Italinë vetëm katër orë larg me traget, riviera shqiptare ka filluar të lulëzojë. Kapiteni im detar në bregdetin e Jonit, rreth qytetit të Vlorës, quhet Baci, i cili organizon udhëtime me porosi në rezervatin natyror të pabanuar të Karaburunit, ku në gjirin e Gramës ka ende mbishkrime të lashte, rreth 23 shekullore që shihen qartë nëpër shkëmbinj. Ka lutje të përzemërta për vëllezërit mitikë marinarë të Helenës së Trojës, Kastorit dhe Polluksit.

Pasi eksploruam shpellat detare, të denja për Homerin, Baci na ofroi në tavolinë peshk të freskët. Të cilin e kishte kapur dhe skuqur teksa ne po prisnim. Gjithashtu, ai në tavolinë kishte servirur patate të skuqura dhe një sallatë trengjyrëshe, ishte një nga më të mirat që kam ngrënë.

Më në jug, rreth tre orë me makinë ndodhej Butrinti, i cili thuhet se është themeluar nga heroi i Luftës së Trojës. Thjesht kaluam dhe nuk qëndruam. Ndërkohë, kuptova që Dua Lipa dhe yje të tjerë shqiptaro-kosovarë marrin me qira vila në Kep Merlin, i cili ndodhej aty pranë.

Lumenjtë në Shqipëri mbartin shumë histori. Vjosa është kthyer në një park kombëtar. Çaji i kamomilit në Shqipëri merret nga livadhet, reçeli i qershisë nga qershitë e egra. Rreth qytetit të Tepelenës, Vjosa fryhet për të ofruar rafting.

Nëse shkoni duhet me patjetër të vizitoni lumin Osum dhe degët e tij. Vajzat tona Sorrel dhe May këmbëngulën që ne të uleshim dhe të konsumomin drekën. Tavolina jonë u mbush me shpejtësi me djathë dhie me erëza, verë të kuqe dhe të bardhë, bukë misri, byrek me kunguj. Ne hëngrëm derisa nuk mundëm të hanim më. I shihja vajzat duke kontrolluar me nervozizëm faturën, por kosto ishte thjesht 36 paund për katër persona.

Vitin e kaluar Hughes realizoi dokumentarin “Mrekullitë e Shqipërisë”, që u transmetua gjithashtu në kanalin Channel 4. Në këtë dokumentar Hughes solli bukuritë e Shqipërisë, që nga qytetet mahnitëse romake, tek arkeologjia e Mesjetës së Hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman, deri te bunkerët brutalë komunistë.

Poll

MOS HUMB