
pamje nga vendngjarja
TIRANË-Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Banesa ndodhet në Sauk, pranë Sanatoriumit në Rrugën ‘Shefqet Ndroqi’. Si pasojë e zjarrit zona është mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi.
Në vendngjarje ndodhen 3 mjete zjarrfikëse dhe 15 punonjës zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar./ZËRI
Poll