Aktualitet

Tiranë/ Regjistrohet një vatër zjarri në Daias, tymi mbulon zonën

Raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre

M.K.
Tiranë/ Regjistrohet një vatër zjarri në Daias, tymi mbulon
FOTO NAG VENDI I NGJARJES

TIRANË- Pasditen e sotme një vatër zjarri është përhapur në Daias të Tiranës, ku tymi i dendur është përhapur në zonë i cili duket duket nga larg.

Kanë mbëritur në terren forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Gjithashtu për izolimin e flakëve po punohet edhe nga ajëroi me një helikopter të forcave Ajrore.

Raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Aktualisht pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll./ZËRI

Poll

MOS HUMB