Aktualitet

Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Ngjarja dyshohet se lidhet me detyrën e Sterkajt si gjyqtar

E.K
Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër,
Gjyqtari Sterkaj dhe banesa ku ndodhi shperthimi

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në derën e një banese rreth orës 03.00, të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sterkaj prej vitesh punon si gjyqtar në shkallën e parë në Shkodër.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person, që afrohet në këmbë dhe lë sasinë e lëndës plasëse. Gjithashtu ai largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë përmes rrugicave.

Nga raportimet mësohet se personi i dyshuar si autori i vendosjes së lëndës plasëse është i veshur me rroba të errëta dhe në kokë mban një kapele, në formën e një maskimi.

Vetë gjyqtari është shprehur se nuk ka konflikte të hapura me askënd, përvecc atyre që mund të lidhen me detyrën e tij.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB