Aktualitet

Tronditet Tropoja, 1 i vrarë, 2 të plagosur rëndë

Policia arrestoi 5 persona që dyshohet se kanë përkrahur autorin e krimit

E.K
Tronditet Tropoja, 1 i vrarë, 2 të plagosur rëndë
viktima adrian kuka

TROPOJË- Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tropojë, ku mbeti viktimë një i ri, si pasojë e goditjes me thikë. Autori i dyshuar i vrasjes është 40-vjeçari Saimir Sadiku, i cili ndodhet ende në kërkim, ndërsa viktima është 24-vjeçari Adrian Kuka (Pepkola). Nga ngjarja kanë mbetur dhe disa të plagosur, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se njëri prej tyre, Shkëlzen Kuka ka marrë afro 15 plagë në trup nga goditjet me thikë. Viktima dhe dy të plagosurit i përkasin të njëjtës familje, Adriani dhe Valmiri janë vëllezër, ndërsa Shkëlzeni është djali i xhaxhait i tyre. Policia arrestoi 5 persona që dyshohet se kanë përkrahur autorin e krimit. Ata janë Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi dhe Jetmir Kuraj. Ka dyshime se autori Sadiku ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin që ka kryer krimin, në një lokal në zonën e Breg-Lumës.

 

Poll

MOS HUMB