Aktualitet

Shpërthimi me tritol 'zgjon' Kamzën, eksplozivi në murin e një banese (EMRI)

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes, në pronësi të djalit të të dëmtuarit.

zh.ll
Shpërthimi me tritol 'zgjon' Kamzën, eksplozivi në
foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bathore, Kamëz. Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xhelal Kurtit, rreth 55-vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes, në pronësi të djalit të të dëmtuarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e shpërthimit dhe për të identifikuar autorët.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB