Aktualitet

U aksidentua rrugës për në shtëpi, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Greqi

Motoçikleta ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi 26-vjeçar, i identifikuar si Serxho Sula ka gjetur vdekjen në rrugë. 

k.m.
U aksidentua rrugës për në shtëpi, humb jetën
Serxho Sula

GREQI- Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës, pak pas orës 17:30 në rrugën Sesklou – Volos. Sipas thenewspaper.gr, në rrethana ende të paqarta, motoçikleta ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi 26-vjeçar, i identifikuar si Serxho Sula ka gjetur vdekjen në rrugë. 

U aksidentua rrugës për në shtëpi, humb jetën
Pamje nga aksidenti

Drejtuesit kalimtarë kanë njoftuar ambulancën, por 26-vjeçari kishte dhënë frymën e fundit. I riu shqiptar, Sula po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias, ndaj motoçikleta me të cilën po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës.

Megjithatë, Policia greke po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB