Aktualitet

Përgjimet e SPAK, shefi i Komisariatit të Kurbinit u bënte 'xhiro' të fortëve

Sipas dosjes hetimore, shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta ishte kthyer në një 'shofer' të personave që në fakt duhet t'i vendoste në pranga.

k.m.
Përgjimet e SPAK, shefi i Komisariatit të Kurbinit u bënte
Gëzim Çela dhe Dritan Meta

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me aksionin e djeshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas dosjes hetimore, shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta ishte kthyer në një 'shofer' të personave që në fakt duhet t'i vendoste në pranga.

Gjatë javëve të fundit që SPAK përgjoi anëtarët e grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, u zbuluan edhe komunikimet që Meta kishte me të ashtuquajturin "Baroni i Fushë Kuqes", Gëzim Çela dhe 2 persona të tjerë. Me të tre, Meta kishte biseda në celular, e po ashtu i kishte lëvizur me makinën e tij për t'u garantuar siguri. Pasi është sekuestruar, në telefonin e Dritan Metës janë gjetur biseda të hollësishme për transportimin e "baronit", në mënyrë që të mos pragosej nga Policia. Të gjitha këto veprime kryheshin për përfitimeve finaciare që Meta i merrte nga Gëzim Çelaj, i cili duhet të vuajë 10 vite heqje lirie.

Megjithatë deri më tani, emri i Çelës është i vetmi i përmendur, ndërsa ende nuk dihen se kush janë 2 personat e tjerë.

Aksioni i djeshëm i SPAK është vazhdimi i operacionit "Flakë në det", i finalizuar në gusht të këtij viti. Rrumbullaku, bëri me dije se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për; Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç. Këta persona akuzohen për trafik droge. Por në pranga është vendosur vetëm meta, pasi të tjerët ndodhen jashtë vendit.

Nga të shpallurit në kërkim, Gëzim Çela është një emër i njohur për "blutë e vendit" dhe është në shënjestër të Policisë së Shtetit prej disa vitesh, pasi akuzohet për trafik droge. Një tjetër emër i njohur është edhe Arben Dalipaj, i njohur ndryshe si "kapelja". Dalipaj jeton dhe njihet në Vlorë, ku njihet si një nga skafistët më të zotë në vend. Së fundmi, në gusht të këtij viti, u përfshi në kalimin e një veliere me drogë për në Mal të Zi, megjithatë pasi kuptuan që ishin pikasur nga Policia, i vunë flakën mjetit lundrues. Në det, Policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB