Aktualitet

U bë i famshëm si "Noja" i Artës! Plagoset në këmbë me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër, Policia e shoqëron

Pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, Policia e ka shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

k.m.
U bë i famshëm si "Noja" i Artës! Plagoset në
Ndue Preka

SHKODËR- Ndue Preka është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, teksa 30-vjeçari po qarkullonte në lagjen "Mark Lula". Preka, është plagosur në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, Policia e ka shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen "Mark Lula", është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit,"-njofton Policia.

Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar. Sa i përket të plagosurit, Ndue Preka u bë i njohur para disa vitesh, për shkak të një video që bëri xhiron e rrjetit.

Në vitin 2020, bashkëshortja e tij  u vendos në pranga pasi u publikua një video ku ajo ushtronte dhunë dhe presion psikologjik me të renë që e kishte tradhëtuar i shoqi, "Noja". Vajza, e cila bëri xhiron e rrjetit në 24 orët e fundit për shkak të dhunimit të të resë, të cilën e detyronte të pohonte përmes dhunës se kishte kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB