Aktualitet

U deportua nga Dubai në Gusht, Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në burg Julian Meçen

Julian Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plarent Dervishajn

E.K
U deportua nga Dubai në Gusht, Gjykata e Apelit të Posaçëm
Plarent dervishaj dhe julian mece

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Julian Meçen, ish-anëtarin e bandës së Durrësit, i cili u deportua nga Dubai në muajin Gusht të këtij viti. Apeli nuk ka marrë në konsideratë kërkesën e Meçes për një masë më të butë sigurie, duke e lënë atë në burg, për shkak se ndaj tij rëndojnë akuza të rënda.

Julian Meçe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, se më kërkesë të Plarent Dervishajt, gjithashtu i deportuar nga Dubai, kanë organizuar dhe kryer atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku. 

Më datë 14 gusht të këtij viti, Julian Meçe së bashku me Plarent Dervishaj u deportuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Ata e konsideruan një rrëmbim, procesin e dëbimit të tyre nga Dubai, ndërkohë që përflitet se ata kanë qenë të përfshirë në kërcënimin e një investitori të huaj në Shqipëri. Ata dolën për herë të parë përballë Gjykatës së Posaçme në datën 15 Gusht, ku u njohën me akuzat që ishin ngritur ndaj tyre në mungesë, si dhe me masën e arrestit me burg.

Plarent Dervishajt iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, krime të ndodhura në vitin 2005, si edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019.

Ndërsa Julian Meçes iu komunikua masa “arrest me burg” për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji, humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku, si dhe mbeti i plagosur “Rrumi i Shijakut”. Të dy personat e arrestuar i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme, pretendon se ka prova që vërtetojnë implikimin e tyre në ngjarje. /ZËRI

Poll

MOS HUMB