TIRANË-Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët u ekstraduan nga Dubai, u lanë në burg nga GJKKO. Mbi Julian Meçaj rëndon akuza për “pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi organizata kriminale”. Ndërsa Plarent Dervishaj akuzohet për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale organizata kriminale”. Dervishaj dhe Meçaj u shprehem para trupit gjykues se ata erdhën vetë në vendin tonë për t’u përballur me drejtësinë dhe kërkuan masa më të “buta” sigurie. Ata u shprehën para gjyqtares Rudina Palloj se nuk përbëjnë rrezik arratisje. Gjykata iu komunikoi masat e sigurisë vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Jaho.
Gjatë seancës ishte i pranishëm edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani./ZËRI