Aktualitet

U gjet i plagosur në rrugë, vdiq në spital/ Zbardhet ngjarja në Pogradec, Policia: 37-vjeçari është vrarë!

Fillimisht u dyshua se i riu ishte rrëzuar, por hetimet zbardhen versionin e vërtetë të ngjarjes.

k.m.
U gjet i plagosur në rrugë, vdiq në spital/ Zbardhet ngjarja
Denis Meçe dhe Egli Proga

POGRADEC- Egli Proga është vrarë! Në këtë përfundim ka dalë Policia e Pogradecit pas hetimit të ngjarjes duke vendosur në pranga autorin e vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe. I riu Proga, 37 vjeç, u gjet dje i shtrirë në rrugë pa ndjenja dhe me plagë të rënda. Fillimisht u dyshua se i riu ishte rrëzuar, por hetimet zbardhen versionin e vërtetë të ngjarjes.

U gjet i plagosur në rrugë, vdiq në spital/ Zbardhet ngjarja
Egli Proga

Nga zbardhja e dinamikës së ngjarjes është mësuar se viktima dhe autori janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të babait të viktimës, pranë vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”. 42-vjeçari Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me Meçen. Ky i fundit ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

U gjet i plagosur në rrugë, vdiq në spital/ Zbardhet ngjarja
Denis Meçe

Menjëherë pas ngjarjes, Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes, por wshtw arrestuar nw orwn 1.30 tw mwngjesit. Aryseja e konfliktit ende nuk është zbuluar! Pas sherrit, Proga është futur sërish për disa minuta brenda lokalit dhe kur ka dalë në rrugë ka rënë në tokë pa ndjenja. Edhe pse u dërgua në spital, nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra. Për ngjarjen, Policia ka vendosur në pranga edhe 3 persona të tjerë: Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe. Të tre kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes dhe nuk e kanë kallëzuar krimin. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Pogradec.

Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar. Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./ZËRI

Poll

MOS HUMB