Aktualitet

U kapën me qindra bimë kanabisi me vlerë 350 mijë paund, burg për shqiptarët në Angli (EMRAT)

Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Çopani, 34 vjeç, pranuan akuzën për prodhimin e kanabisit.

f.t
U kapën me qindra bimë kanabisi me vlerë 350 mijë paund,
Halil Çopani dhe Denis Xibraku

BRITANI E MADHE- Dy shtetas shqiptarë të cilët kultivuan më shumë se 400 bimë kanabisi me vlerë deri në 350,000 paund në një shtëpi në Lincolnshire janë burgosur secili me 14 muaj, raporton BBC.

Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi një operator droni u bë i vetëdijshëm për një burim të madh nxehtësie. Më pas ata kanë gjetur një burrë në çati dhe një burrë tjetër të fshehur në hapësirën e papafingos. Një ekspert droge vlerësoi rendimentin e kanabisit midis 11 dhe 35 kilogramë, me një vlerë të mundshme në treg midis 118,000 dhe 355,000 paund.

Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Çopani, 34 vjeç, pranuan akuzën për prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B, nga data 1 janar deri më 22 shkurt të këtij viti. Ata gjithashtu kanë rezultuar se nuk ishin dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar.

U kapën me qindra bimë kanabisi me vlerë 350 mijë paund,
KANABIS

Mbrojtësi i Halil Çopani deklaroi se klienti i tij dëshiron thjesht të kthehet te familja e tij në Shqipëri. Ndër të tjera gjykatës iu deklarua nga pala mbrojtëse se 34-vjeçari u dërgua në Boston pasi mbërriti në Britani dhe i tha se do të duhej të punonte për të paguar tarifën prej 25,000 paund për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë avokati mbrojtës i Denis Xibrakut, deklaroi se klienti i tij mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe fillimisht punoi në një lavazh, pasi u përpoq të kërkonte azil./ZËRI

Poll

MOS HUMB