TIRANË- Ervis Kurtaj është njëri prej të plagosurve dhe dëshmitar në sallën e gjyqit ku u ekzekutua gjqytari Astrit Kalaja. Kurtaj ka lënë dje Spitalin e Traumës së bashku me babain e tij, Rakip Kurtaj, tashmë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ditën e ngjarjes, babë e bir ndodheshin në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku edhe ata janë pjese në palës në konflikt me familjen Shkambi, që pretendojnë se toka i përket atyre.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Ervis Kurtaj gjatë deklarimeve në polici ka shprehur se ngjarja ndodhi krejt papritur e ndërsa sapo dëgjoi krismat tentoti të largohet me babain e tij. Sipas dëshmisë së tij, autori 30-vjeçar Elvis Shkambi, e ka qëlluar gjyqtarit në momentin që është çuar nga karrigia. Pas kësaj, Kurtaj ka tentuar të largohet me babain e tij drejt korridorit dhe në atë moment autori ka qëlluar edhe drejt tyre.
Ervis Kurtaj: Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishtë në favor tonin, në atë moment është cuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogel, por sa dëgjova krismat kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh.
Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët kishin dëmtime nga arma e shkrepur prej Elvis Shkambajt morën mjekim në spitalin e Traumes në Tiranë. Ata janë dërguar menjëherë në spital pas ngjarjes, ndërsa gjyqtari Kalaj nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital.
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI