Andon Kapetani
SARANDA- 53-vjeçari Andon Kapetani ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra pas një rrëzimi nga skela në Sarandë.
Kapetani u rrëzua mesditën e 29 shtatorit teksa po punonte për lyerjen e fasadës së një banese në rrugën Mit’hat Hoxha në lagjen nr. 4 të Sarandës.
Pas aksidentit 53-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku u shtrua në gjendje kome dhe qëndroi nën kujdesin e mjekëve.
Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërrua jetë pak minuta më parë në ambientet e spitalit të Traumës./ZËRI
Poll