Aktualitet

VD- Radhë kilometrike makinash në Thumanë-Kashar, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat, fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

E.K
VD- Radhë kilometrike makinash në Thumanë-Kashar,
Trafik ne Thumane-Kashar

TIRANË- Kjo e hënë ka sjellë trafik të rënduar në autostradën e re Thumanë-Kashar, e cila u bë e kalueshme për mjetet vetëm një javë më parë. Radha e mjeteve është disa kilometra, ndërsa në të gjithë vendin ka një numër të shtuar mjetesh në qarkullim, edhe për shkak se jemi pothuajse në kulmin e sezonit turistik. Nga sot aksi Thumanë-Kashar do të jetë me pagesë, duke nisur nga shifra prej 2.1 eurosh për mjetet e vogla.


Kjo autostradë është pjesë e projektit për korridorin 8-të, ndërkohë që pritet të lehtësojë trafikun e mjeteve që vijnë nga veriu i vendit dhe Kosova, në drejtim të Tiranës dhe Durrësit.

Poll

MOS HUMB