Aktualitet

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Sukth/ Tjetër dëshmi për ZËRI: Policia e ndaloi sot burrin e saj

Sipas dëshmisë, bashkëshorti i të ndjerës është ndaluar sot nga Policia e Shtetit, por ky detaj nuk ishte pjesë e sqarimit të Policisë së Durrësit.

k.m.

TIRANË- Një tjetër dëshmi lidhur me rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka ka mbërritur në redaksinë e ZËRI.

Sipas dëshmisë, bashkëshorti i të ndjerës është ndaluar sot nga Policia e Shtetit, por ky detaj nuk ishte pjesë e sqarimit të Policisë së Durrësit. Personi shton se 41-vjeçarja ishte bullizuar nga familjarët e bashkëshortit të saj për shkak të postimeve që ndate në rrjet vajza e saj e tezës. Por shtoi se me të njëjtat fjalë përballej edhe në ambientin e punës. 

"E ndjera ishte komshi ngjitur tek shtëpia e prindërve të mi…Zonjë grua, punëtore dhe shumë ë vuajtur…Presion psikologjik i tmerrshëm dhe Policia s’ka bërë asgjë për rastin e TikTokut por mbasi doli në portale sot kanë ardhur dhe kanë marrë bashkëshortin e saj…Dhuna psikologjike e vazhdueshme dhe nga ana e familjarëve (të burrit). Kishte 4 fëmijë si drita, më e madhja 22 vjeç, djalin më të vogël e kishte 9 vjeç. Kam parë tmerr. Kolegia e punës e ngacmonte kishge xhelozi në punë. Nuk kam fjalë për ta përshkruar,"- rrëfen një dëshmitare për ZËRI.

Poll

MOS HUMB