Aktualitet

VIDEO/ Lirohen dy hapësira publike në kryeqytet! Procedohet pronari i një lokali në Astir, një tjetër kishte zaptuar rrugën për parkim

Blutë bëjnë se në rrugën “Sami Frashëri”, 26-vjeçari me iniciale A. M., kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë të cilën e përdorte si vendparkim privat.

zh.ll
VIDEO/ Lirohen dy hapësira publike në kryeqytet! Procedohet pronari i
Pamje te publikuara nga policia

Dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme në rrugën në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit, janë liruar, ndërsa dy persona janë proceduar penalisht.

Blutë bëjnë se në rrugën “Sami Frashëri”, 26-vjeçari me iniciale A. M., kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë të cilën e përdorte si vendparkim privat. Ndërsa në zonën e Astirit, është proceduar penalisht një 34-vjeçar pasi kishte zaptuar një hapësirë publike për ta përdoru si ambient bar-kafe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Lirohen dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit.

Procedohen penalisht 2 shtetas, për zënien e këtyre hapësirave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontinier, pa lejen e organeve kompetente.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), gjatë kontrollit në zonën e Astirit, konstatuan se një sipërfaqe publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si ambient bar-kafe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 34 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Policia e Tiranës vijon angazhimin për mbrojtjen e hapësirave publike dhe thekson se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të territorit publik. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin pa pagesë 112.

Poll

MOS HUMB