TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e arretit në burg për 7 persona, të cilët u arrestuan gjatë një operacioni të SPAK të shtrirë në 4 qarqe të vendit Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe Elbasan. Ndërkohë që personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal.
Të arrestuarit janë: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj, mes tyre edhe ish-shefi i policisë në komisariatin nr.3 Tiranë, Erjon Dani. Ky i fundit, u vetëdorëzua në policinë e Himarës pasi u informua se ishte shpallur në kërkim nga SPAK.
Nga aksioni i SPAK ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE, janë gjetur dhe sekuestruar makina, para, armë, drogë dhe dokumente të ndryshme. Siç u bë me dije në njoftimin e SPAK, nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim./ZËRI/