Aktualitet

Vrasja e Alba Cenkos, familjarët në shok, e motra: S’më përgjigjej, më kthente vetëm SMS! (I shkruante Kastrioti)

Në fakt, personi që i shkruante mesazhet ishte vetë Katriot Cenko.

F.m
Vrasja e Alba Cenkos, familjarët në shok, e motra: S’më
Alba dhe Kastriot Cenko

GREQI- Familjarët e Alba Cenkos, gruas shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, shprehen të tronditur për krimin e rëndë. Ata shprehen se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme, të paktën me aq sa ata kishin dijeni.

“Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,”- thonë ata mes lotësh.

Një nga fqinjët, që është edhe vjehrra e motrës së viktimës ka treguar se nusja e djalit të saj kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe i kishte rrëfyer se nuk po lidhej dot më Albën.

Alba Cenko i përgjigjej vetëm me mesazhe dhe nuk i hapte celularin dhe kjo gjë e kishte shqetësuar të motrën.

Në fakt, personi që i shkruante mesazhet ishte vetë Katriot Cenko.

Çifti kishin dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç. kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai ka rrëfyer se krimin e rëndë e kreu pasi dyshonte se e shoqja e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë.

Poll

MOS HUMB