
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar ka bërë një reagim në lidhje me kontrollin e ushtruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në galerinë "Harabel" dhe sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një njoftim të shkurtër, SPAK konfirmon se ka nisur procedim penal dhe se hetimet janë në fazë paraprake. Rrjedhimisht, SPAK shton se nuk mund të publikojë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.
Reagimi i SPAK për mediat:
Përshëndetje, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin.
Çfarë ndodhi sot?
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajol Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Vetë kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, ku ka zhvilluar një takim me homologun Peter Tschentscher. Ai nuk ka bërë aasnjë reagim në lidhje me kontrollet në fjalë, por në profili e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë.